You are not connected. Please login or register

Astronautët e NASA-s përfunduan ecjen e planifikuar në hapësirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

regjaKS


Fillestar
Fillestar
Astronautët e NASA-s përfunduan ecjen e planifikuar në hapësirë




Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe të anijes
amerikane "Discovery" kryen dje ecjen e parashikuar në hapësirë, gjatë
së cilës instaluan panele të reja diellore, që ndihmojnë për furnizimin
e stacionit me energji.
Sic bën të ditur agjencia e lajmeve në shqip VOA, NASA tha se dy
astronautët Steve Sëanson dhe Richard Arnold qëndruan në hapësirë pak
më tepër se 6 orë për të instaluar bazën suportuese të paneleve
diellore.

Astronauti Jozef Acaba u tha kolegëve të tij kontrollorë në Tokë, se
instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehtë sa ishte menduar,
por shtoi se kolegët e tij “kishin bërë një punë shumë të mirë”.
Sfida mbetet sot, kur krahët e panelit diellor të shpalosen. NASA tha
se ecja e djeshme në hapësirë është e para mes tre ecjeve të
planifikuara gjatë misonit 13 ditor të anijes "Discovery". (burimi
baklanweb)

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi