You are not connected. Please login or register

Lajmet e 6.11.2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:13 am

dontsend


Fillestar
Fillestar
Temë e bisedimeve edhe gjykatat në veri!?

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, vlerëson se zgjidhja për problemin e gjykatave në veri të Mitrovicës mund të gjendet në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, meqë sipas këtij misioni, këto institucione kanë marrë ngjyrime politike.

Zyrtarë të EULEX-it i kanë thënë BBC-së se nevojitet një marrëveshje politike ndërmjet të dyja palëve për çështjen e gjykatave në veri, të cilat janë bllokuar për afro tre vjet. Por hapat e rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtij problemi, sipas këtyre burimeve, mund të priten vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë dhe krijimit të institucioneve të reja në vend.

Misioni i EULEX-it pati propozuar, në fillim të vitit, rikthimin e dy gjykatësve ndërkombëtarë, dy shqiptarë e dy serbë në veri, si shenjë të krijimit të mirëbesimit, por propozimi nuk u jetësua për shkak të kundërshtimeve politike. Ky propozim thuhet se do të ndryshojë pas fillimit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit dhe arritjes së një marrëveshjeje të mundshme mes palëve.

Gjykatat në veri të Mitrovicës u mbyllën dy ditë pasi Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, në vitin 2008, pas protestave të dhunshme të një grupi punonjësish serbë. Mirëpo ato u rihapën me ndërhyrjen e misionit të OKB-së, që përfundoi me vrasjen e një punonjësi të policisë së UNMIK-ut nga huliganë serbë.

Gjykatat në veriun e Mitrovicës u vunë në funksion pas marrjes së përgjegjësisë nga misioni i EULEX-it në dhjetor të vitit 2008. Por autoritetet në Beograd vazhduan të nxisin strukturat paralele serbe të mos e njohin sistemin kosovar të drejtësisë duke kërkuar që Gjykatat në veri të funksionojnë me ligjet e misionit të OKB-së ose me ato të Serbisë.

Zyrtarë të misionit evropian, ndërkaq, thonë se në gjykata aktualisht punojnë shtatë gjykatës dhe katër prokurorë ndërkombëtarë që, sipas tyre, kanë përfunduar më shumë se 24 raste, një pjesë e të cilave raste të krimeve të rënda. Gjykatësit ndërkombëtarë në veri, së fundi, kanë shqiptuar një dënim prej 13 vjetësh burgim për një person të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, gjatë vizitës së tij të fundit në Mitrovicë, ka deklaruar se qëllim i tij është që të rris përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit me qeniet njerëzore në të dyja anët e lumit Ibër. /Telegrafi/

Shiko profilin e anëtarit

2 Re: Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:14 am

plali1

avatar
Fillestar
Fillestar
Anketë: Mustafa 70.9%, Sejdiu 29.1%

Një hulumtim i bërë nga qendra për studime humanistike ‘Gani Bobi’ si fituese të zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka nxjerr si parti të parë Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse në krye të saj do të jetë kryetari i tanishëm i Prishtinës, Isa Mustafa.

Hulumtimi, mostra e të cilit është 900 respondent, dhe i cila është realizuar gjatë periudhes 23 tetor - 1 nëntor 2010, tregon se qytetarët e Kosovës do të votonin në 70.9 për qind që kryetar i LDK-së të zgjidhet Isa Mustafa, ndërsa 29.1 për qind do të votonin për Fatmir Sejdiun.

Se kush do të jetë kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa apo ndonjë tjetër, do të kuptohet të dielën, më 7 nëntor, në kuvendin zgjedhor të kësaj partie.

Shiko profilin e anëtarit

3 Re: Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:23 am

dontsend


Fillestar
Fillestar
Mitrovica nuk do të mbetet qytet i harruar



Krerët më të lartë të partisë më të re në Kosovë Fryma e Re (FER) kanë qëndruar të shtunën Mitrovicë. Në prezantimin e parë para qytetarëve, kreu i kësaj partie, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Mitrovica është qytet më i harruar dhe më i varfër në të gjithë Kosovën.

Ilir Deda ka thënë se me FER-in, Mitrovica më nuk do të jetë qytet i harruar. “Ne jemi gjeneratë e re e moshave të ndryshme dhe këto gjenerata duhet ta ndërrojnë Kosovën”.

E para e FER-it për Mitrovicë, Valdete Idrizi, ka theksuar se Mitrovica për 12 vjet mbeti qytet i shëmtuar dhe i ndarë në dyshë dhe e tërë kjo për shkak të mos vullnetit të klasës politike për t’i ndërruar gjerat.

Krerët e FER-it, Shpend Ahmeti, Ilir Deda, Linda Shala, Qëndrim Gashi e Valdete Idrizi iu janë përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.

Sa i përket bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ahmeti ka thënë se FER-i nuk e ka prioritet bisedimet me Serbinë, porse sipas tij, prioritet është zhvillimi i Kosovës.

“Ne do të bisedojmë me Serbinë se nuk kemi kurrfarë problemi për këtë nuk e ndiem vetën inferior, por në këto bisedime duhet të jenë njerëzit pa dosje ka thënë Ahmeti”. burimi:/Koha/

Shiko profilin e anëtarit

4 Re: Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:25 am

dontsend


Fillestar
Fillestar
Lugina do të jetë pjesë e Shqipërisë etnike



Lideri Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh nënkryetar i komunës së Preshevës dhe ish-komandant i lëvizjes çlirimtare për Luginë të Preshevës (UÇPMB), në një intervistë dhënë të shtunën gazetës serbe Press, ka deklaruar se Lugina e Preshevës më së largu në vitin 2015, do të jetë pjesë e Shqipërisë Etnike. Sipas Rexhepit, deklarata e tij dhënë ditë më parë në Tiranë se se ‘Lugina e Preshevës është territori më i okupuar shqiptar’, ishte e vonuar dhe assesi e nxituar. Në fund të fundit, sipas tij, Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956, kanë qenë pjesë e Kosovës dhe nuk sheh diçka kontestuese të ketë në deklaratën e tij.

I pyetur se Prokuroria Republikane të ketë paralajmëruar hetime kundër tij, Rexhepi përgjigjet se “unë kam qenë më parë një i burgosur politik, për herë të parë në vitin 1982, edhe motra ime ishte një e burgosur politike, ishte dënuar kur kishte qenë vetëm 17-vjeçare, ndaj prokuroria le të urdhërojnë menjëherë të kryejë punën e vetë”.

Shiko profilin e anëtarit

5 Re: Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:26 am

dontsend


Fillestar
Fillestar
PDK-ja akuzon rëndë Florim Krasniqin



Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një komunikate për media, ka akuzuar rëndë anëtarin e ri të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florim Krasniqi, duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga logjika e rrugës, përmbysjes dhe thirrjeve vëllavrasëse.

“Duke e vlerësuar procesin aktual politik si mjaft të qetë dhe normal dhe shumë shpresëdhënës për demokracinë qytetare të shtetit tonë të ri dhe perspektiven e tij euroatlantike, PDK-ja konsideron se gjuha e ofertave të ideve dhe alternativave tek qytetari nga subjektet politike, si pjesë e ofertës së opsioneve qytetare për zhvillim dhe përmirësim të jetës së tyre, duhet të jetë larg gjuhës së klithjeve majtiste revolucionare, që ndjellin konflikt dhe destabilizim, që tentojnë të instalojnë tek ne, në vend të logjikës së shtetit dhe respektimit të ligjit, logjikën e rrugës, përmbysjes dhe thirrjeve vëllavrasëse”.

“Si reagim ndaj thirrjeve të shpeshtuara për dhunë dhe destabilizm, që artikulohen nga lideri i ‘Vetëvendosjes’ dhe disa elementëve të errët të importuar afër tij, PDK-ja thërret qytetarët dhe gjithë opinion publik të distancohen nga kjo gjuhë dhe veprime të tilla”.

“PDK-ja njofton opinionin publik, se sa u përket disa pretendimeve të ngritura nga një pseudopatriot i parapaguar, që në fillim tentoi të paraqitej tek opinion kosovar në formë manipulimi me gjoja qëndrime zyrtare të shtetit amerikan, për çka Ambasada e SHBA-ve u distancua nga ai, PDK është duke marrë dhe do të merr rrugë ligjore për t’i shkuar të vërtetës deri në fund”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Duke qenë si parti qeverisëse dhe duke mos dashur të influencojnë në përshpejtim dhe orientim të investigimeve, PDK ka kërkuar një hetim pa paragjykime për të gjitha akuzat, ku roli i EULEX-it do të jetë parësor. Ky investigim do të konsistojë në hetimin e pistave rreth dyshimeve të bazuara se autori ka dhënë shuma rreth 500,000 dollarë nën siglën e raportit në një gazete, me autor David Philips”.

"Për hir të opinionit publik PDK vlerëson se është e detyruar të ofroj disa njohuri për trumbetuesin e këtij raporti, Florim Krasniqi, një nga liderët e ‘Vetëvendosjes’, i cili në vazhdimësi ka synuar dhe synon të njollos udhëheqësit e luftës për liri dhe të nxis konflikte në vend”.

“Florim Krasniqi gjatë luftës ka rrezikuar procesin e furnizimit të UÇK-së duke u ekspozuar më tepër se sa duke punuar. Bënë pjesë në kuadër të njerëzve që ka dëmtuar imazhin e Kosovës në SHBA, duke qenë në kryetituj të gazetave prestigjioze amerikane...Përpos si kontrabandist armësh ai është i akuzuar për disa raste kriminale të qërimit të hesapeve mes bandave me origjinë nga ish-Jugosllavia në SHBA. Ka një lëndë në gjykatat amerikane lidhur me eliminimin misterioz të kreut të një bande kroate në SHBA”, thuhet në komunikatë.

Florim Krasniqi, sipas PDK-së, ka përfituar dhe dëmtuar asetet e Kosovës pas luftës, duke shantazhuar e më pas përvetësuar me çmime të ulëta disa prona publike gjatë procesit të privatizimit si: gjigantin e Pejës, fabrikën e prodhimit të autopjesëve (Ish Crvena Zastava); Hidrocentralin e Radoniqit, etj.

Shiko profilin e anëtarit

6 Re: Lajmet e 6.11.2010 prej Sun Nov 07, 2010 9:27 am

dontsend


Fillestar
Fillestar
Bisedimet me Serbinë nisin këtë muaj për kufirin



Autoritetet ushtarake serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler që të bisedojnë ndryshimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Koha Ditore një burim ndërkombëtar, sipas të cilit takimi i parë do të zhvillohet këtë muaj në Nish të Serbisë.

“Takimi do të mbahet më 18 nëntor dhe do të zhvillohet në Nish. Ky takim do të mbahet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kanë kërkuar që të ndryshohet vija kufitare me Kosovën, ajo vijë që është caktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë ky burim për Kohën Ditore.

Sipas tij, për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë, e po ashtu është biseduar edhe në takimin që komandanti i KFOR-it ka mbajtur të premten me drejtorin përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Megjithëse, nuk e ka përmendur datën e bisedimeve, drejtori Maliqi të premten i ka përmendur bisedimet për vijën kufitare me komandantin e KFOR-it, Buhler.

Ndërkohë, ky burim ndërkombëtar ka sqaruar se pas takimit të parë që do të zhvillohet në Nish, komandanti pritet që t’i njoftojë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për kërkesat e autoriteteve ushtarake serbe.

“Më pas pritet të caktohen edhe përfaqësuesit e dy shteteve që do të bisedojnë bashkë me komandantin e KFOR-it dhe me përfaqësuesit ushtarakë serbë”.

Ai ka sqaruar se për ndryshimin e vijës kufitare që është caktuar me Marrëveshje të Kumanovës, do të kihet për bazë harta e dalë nga Marrëveshja e Kumanovës, si dhe të gjitha hartat e tjera relevante që kanë ekzistuar në të kaluarën, por edhe ekspertët.

“Procesi do të jetë i gjatë dhe do të caktohen disa ekspertë për të vlerësuar se si duhet të bëhet ndryshimi i vijës, por ky ndryshim nuk do të jetë i madh, bëhet fjalë për distanca prej 50 euro deri në 100 metra nga të dy anët e vijës kufitare”, ka theksuar ai.

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi