You are not connected. Please login or register

Krizë a Ngërç [Politikë]

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Krizë a Ngërç [Politikë] prej Sun Nov 07, 2010 1:55 pm

mu$a1


Fillestar
Fillestar
Krizë a Ngërç

Shpesh, kur thuhet se do gjë ka ndryshuar, në thelb pak ndryshime kanë ndodhur. Sepse ç'nevoje ka të tregohet nëse ndryshimi është i dukshëm? Si tregtar i pangopur që lëvdon mallin për të përligjur cmimin; sa më të shumta lëvdadat aq më i pamerituar fitimi.

Në thelb mendësitë politike pak kanë ndryshuar nga koha kur ekzistonte vetëm një parti, pasi tani - edhe me shumë parti - secili beson se partia e vet është më e mira. Eshtë mendësi e njerëzve se cdo gjë fillon nga vetja, siç quanin dikur globin qëndër të galaktikës dhe vendin e tyre pikën e rëndesës së botës.

Nuk ka ndryshuar asgjë në disa aspekte e njëjta lokomotivë, vetëm vagonë janë shtuar. E gjitha, e parë nga larg, i ngjan udhëtarit, i cili kur treni niset, kujtohet se ka hypur gabimisht në të, por nuk guxon të hidhet. Eshtë i pasigurt nëse do t'ia dalë. Humbet arsyen, sajon idenë pa ide. Brenda trenit, fillon të vrapojë në kah të kundërt, duke kaluar vagonët me radhë - "të paktën po përpiqem" - duke besuar tani në idenë e vet boshe, që e përdorë të shfajësohet për paaftësinë, pasigurinë e vonesën. Por treni është tren pavarësisht me sa vagonë, sic jane sot anëtarët e të gjitha partive, si dikur të një partie të vetme, të mashtruar ose mashtrojnë veten, servilë - shërbëtorë ose synojnë të përfitojnë dhe secili beson verbërisht se partia e vet është e vetmja.

Krizë politike krijohet kur dy a më shumë parti ngatërrohen e bllokohen, si makinat që mbërrijnë njëherësh në udhëkryq, me liderë a shoferë që me arsye a diktat lëvizin. Një zhvillim i tillë sot quhet "ngërç" - bllokim brenda një muskuli ose mes partive të ndryshme, por me programe a platforma të ngjashme qeverisëse.


Beteja politike nuk është gjë e keqe nga pozita mbrojtëse. Por veprimet janë agresive - sharje, shpifje, sulme ndaj cfarëdo partie tjetër, edhe ndaj familjes a personit - herë hapur e herë me dyer të mbyllura, në konferenca, komisione e kuvend. Janë të njejta ndjenja e instinkte që shtynin, nxisnin, frymëzonin, udhëhiqnin dje një parti për të ndjekur, burgosur e vrarë ata që nuk ishin dakord. Ndër ethe jashtë kontrolli, partiakët humbnin gjykimin, prisnin koka e gjymtyrë kundërshtarësh, shembnin altare traditash dhe mbi rrënoja ngrinin kulte të rreme e individësh

Janë mjaft të bukura e frymëzuese, ato që shkrimtarë e poetë kanë lënë rreth heroizmave një partiake, por pak flasin ose nuk frymëzohen dot të shkruajnë se më me atdhetarizëm, idealizëm e vetëflijim luftonte edhe pala tjetër.

Ajo që në art e sport quhet "fan", në politikë është "fan-atizëm", jo se fjala nuk buron nga e njëjta rrënjë, por në politikë degët stërgjaten e asfiksojnë, si fanatizmi në çdo lloj fushe. "Fansat" në shndërrohen në ithtarë me paramendim e qëllim që interesat e një pjese të vihen mbi interesat e të plotës, duke sulmuar a shkelur interesat e cdo grupi tjetër. Mendësia "partia mbi të gjitha", ekziston. Më keq akoma, statusi i më të favorizuarve duket i percaktuar - kush ishte, është - si ethe që përsëriten, gurë të verbër e varre të pamëshirëshëm.

Kush kufizon fjalën sot nëse do të guxonte a koha do ta lejonte nesër gjuhën njerëzve do t'ua priste. Kush fyen sot, në një kohë tjetër si ajo që mbeti pas, do të vriste. Kush nuk pranon mendimin ndryshe ndryshon vetëm në kohë nga ata që opozitarët i quanin tradhëtarë, dhe në rastin më të parë pa vrarë kundërshtarë politikë nuk linin.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi