You are not connected. Please login or register

Japonia e kthen ambasadorin në Moskë [lajme nga bota 7.11.2010]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

antipartiaku


Fillestar
Fillestar


Ambasadori i Japonisë në Rusi, i cili u tërhoq javën e kaluar, me gjasë do të kthehet të dielën- ka bërë të ditur agjencia japoneze e lajmeve Kyodo duke u thirrur në burimet e qeverisë.

Radio Evropa e Lirë njofton se ambasadori Masaharu Kono u tërhoq në Japoni të mërkurën pasi Tokio protestoi kundër vizitës së presidentit rus Dmitri Medvedev në njërën nga ujdhesat Kurile, të cilat shtrihen në veri të ujdhesës japoneze Hokaido.



Ujdhesat kontrollohen nga Moska që nga koha kur u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore, por Japonia i konsideron katër ujdhesat si pjesë e territorit të saj.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi