You are not connected. Please login or register

AKR, koalicion edhe PSD-në [Postuar: 7.11.2010 ]

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

bomb3rang!


Fillestar
Fillestar
AKR, koalicion edhe PSD-në


Pas Koalicionit me Partinë e Drejtësisë, Aleanca Kosova e Re ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit para zgjedhjeve qendrore të 12 dhjetorit edhe me Partinë Social Demokrate të Kosovës.
Kjo u bë e ditur të dielën me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion ndërmjet kryetarëve të dy subjekteve politike, Behgjet Pacolli dhe Agim Çeku, ashtu që AKR do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si koalicion politik me akronimin AKR-PD-PSD.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Pacolli tha se arritja e kësaj marrëveshjeje është bërë duke vlerësuar se proceset e shtetndërtimit të vendit imponojnë nevojën për mobilizimin e të gjitha resurseve politike për tejkalimin e sfidave serioze.

“Ne kemi nevojë për politikë dhe ne kemi nevojë për politikanë të sinqertë që nuk punojnë për interesat e veta partiake, por që punojnë për interesat e kombit, për interesat e qytetarit”, u shpreh Pacolli.

Ndërkaq, kryetari i PSD-së, Agim Çeku, ka theksuar se ekzistojnë disa arsye pse PSD-ja i është bashkuar AKR-së, ndërsa “një ndër arsyet kryesore është që AKR nuk mban përgjegjësi për dështimet në qeverisje të deritashme dhe se AKR ka kapacitete të mjaftueshme për të udhëhequr bashkërisht Kosovën”

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi