You are not connected. Please login or register

Familja e Asim Vokshit i kërkon qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator

Gjakovë, 7 nëntor - Në 73-vjetorin e rënies së luftëtarit të Spanjës, Asim Vokshi, vëllai i tij, Xhafer Vokshi iu është drejtuar me një letër kryeministrit të Spanjës, Rodrigez Zapatero, me të cilën kërkon që ky vend të njohë pavarësinë e Kosovës. Në letrën e vëllait të heroit Vokshi, ndër të tjera thuhet: “Jam krenar që Spanja demokratike e ka vlerësuar lartë kontributin e vullnetarëve për mbrojtjen dhe çlirimin Spanjës në luftën e viteve 1936-1939, ku kanë marrë pjesë edhe luftëtarë kosovarë. Tashti, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, kërkoj mbështetje nga Qeveria Spanjolle, sepse shtatëdhjetë e tri vite më parë, vëllai Asimi, oficer shqiptar, luftoi në krye të një batalioni të brigadës “Garibaldi”, kundër agresionit nazi-fashisht, krahas prindërve tuaj, ndoshta edhe së bashku me militantët e partisë, të cilën ju sot e udhëhiqni”. Xhafer Vokshi i shkruan më tutje kryeministrit spanjoll se ai tashti e ka radhën të mbështesë nipat dhe mbesat e Asimit dhe shqiptarëve tjerë që derdhën gjakun në luftën e drejtë të popullit spanjoll kundër diktuarës fashiste të Francos. “Mbështetja juaj më e mirë do të ishte njohja e pavarësisë së vendlindjes së heronjve shqiptarë të Kosovës në luftën për mbrojtjen dhe
lirinë e Spanjës”.
Asim Vokshi, i lindur më 1909, ishte luftëtar vullnetar, pjesëmarrës i dalluar në Luftën e Spanjës, ku ra heroikisht në fushëbeteje kundër diktaturës në vitin 1939. Vokshi lindi në Gjakovë, mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes, kurse të mesmen e kreu në Shkodër.
Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali, prej nga u kthye në vitin 1932 me gradën nëntoger. Asim Voskhi shkoi vullnetar në luftën e Spanjës dhe u rreshtua në Brigadat Ndërkombëtare. Ra heroikisht duke luftuar në frontin e Ebros, në krye të repartit “Gardibaldi”, me të cilin komandonte.
Ndërkohë, nipi i i Asim dhe Sylejman Vokshit, Shefqeti të dielën ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se një letër me përmbajtje gati të ngjashme i është adresuar edhe ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio, duke kërkuar edhe nga ai që të japë kontributin e tij për njohjen sa më të shpejtë të shtetit të Kosovës.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi