You are not connected. Please login or register

Baran: Serbia kundër ndërmjetësimit të Turqisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator
Baran: Serbia kundër ndërmjetësimit të Turqisë

Washington, 7 nëntor - “Sipas perspektivës serbe, Turqia shihet më afër palës kosovare, ndaj nuk e shoh se ka gjasa që të ndodhë ky ndërmjetësim”, thotë Zeyno Baran nga Instituti Hudson, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Sipas Baran, Turqia ka qenë shumë e përfshirë në rajon gjatë viteve të fundit dhe në këtë kontekst Ballkani është i rëndësishëm. Vizita e kryeministrit vjen në kohën kur Turqia synon të jetë më aktive në përpjekjet për të zgjidhur konflikte apo mosmarrëveshje mes vendeve të ndryshme të rajonit.
Kujtojmë këtu përfshirjen e Turqisë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Sirisë apo Iranit e SHBA-ve. Së fundi po shohim se hapi tjetër është gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë, në përpjekje që këto dy vende të arrijnë një marrëveshje.
Baran tha se “Turqia synon të zgjidhë një mori konfliktesh rajonale. Është po ashtu e vërtetë se kjo do të ishte hera e parë që Turqia angazhohej në bisedime mes Kosovës e Serbisë.
Nuk jam e sigurt se pala serbe do të dëshironte ta shikonte Turqinë në këtë rol. Mendoj se në thelb të propozimit është vullneti i Turqisë për të kontribuar në ndërmjetësim. Por, duke pasur parasysh prespektivën serbe, sipas së cilës Turqia shihet më afër palës kosovare, nuk e shoh se ka gjasa që të ndodhë ky ndërmjetësim”.
Duke u përgjigjur në pyetjën se a mendoni se faktorë të tjerë si BE-ja apo SHBA-ja do të ishin të gatshëm ta pranonin Turqinë në bisedime të tilla, Zeyno Baran theksoi se “nëse të dyja palët, ajo serbe dhe kosovare, do të deklaroheshin në mbështetje të pranisë turke në negociata, nuk mendoj se BE-ja apo SHBA-ja do ta kundërshtonin. Por, nga ana tjetër, nuk mendoj se BE-ja apo SHBA-ja do të shtynin Turqinë që të merrte këtë rol”.
Duke folur për politikën e Turqisë në Ballkan, Baran vuri në dukje se “Sa i përket bizneseve turke, ato kanë një aktivitet të jashtëzakonshëm në Ballkan. Kjo shkon në përputhje edhe me politikën turke të dekadave të fundit, e në veçanti në 5-10 vitet e fundit. Në këtë kuptim Ballkani është një territor natyral për zgjerimin e aktivitetit ekonomik të Turqisë.
Ka pasur aktivitete shumë domethënëse të biznesit turk në Kosovë, por edhe në Serbi. Unë shoh një përfshirje të Turqisë në Ballkan në nivelin e bizneseve, që ndiqet më pas nga një përfshirje politike në nivel qeveritar.
Sipas Baran, edhe biznesi, edhe politike janë motive për qasjen turke në Ballkan. “Të dyja shkojnë dorë për dore, por biznesi ecën më shpejt, pasi nuk mban në shpinë peshën burokratike të shtetit. Fryma ndërmarrëse e biznesmenëve turq tashmë është e mirënjohur. Në këtë kontekst, biznesi dhe qeveria ecin bashkë, por biznesi do të thosha lëviz shumë më shpejt”, tha ajo.
Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjën se a mendoni se Turqia do të përpiqet edhe në forcimin e islamit në Kosovë, Baran tha se “mendoj se ajo që kemi parë në përgjithësi me angazhimet e kryeministrit Erdogan në vendet me shumicë myslimane, është dhe elementi kulturor e fetar. Kosova është e rëndësishme për shoqërinë turke, por edhe për kryeministrin e Qeverinë e Turqisë pikërisht për shkak të këtij aspekti mysliman.

Thënë kjo, duhet të shtojmë se islami në Ballkan është shumë më i evropianizuar dhe sekular, çfarë dallon me kahen që ka marrë Turqia në dekadën e fundit. Turqia po bëhet gjithmonë e më shumë konservatore dhe dëshmimi i besimit duket se po kthehet gjithmonë e më shumë në normë.
Në këto rrethana nuk e di se si do të veprojë Turqia në Ballkan, e në veçanti në Kosovë. Myslimanët në Kosovë janë më shumë ndjekës të traditës sekulare evropiane sesa ashtu si ndoshta do të donte t’i shikonte Partia për Drejtësi e Zhvillim”.
Në fund Baran, duke komentuar mundësinë që Turqia të jetë një lojtar konstruktiv në Ballkan, duke pasur parasysh problemet brenda Turqisë dhe natyrën e konflikteve në Ballkan, tha se “nëse mendoj rreth atyre çfarë ka bërë Turqia në rastet e përfshirjes në negociata, më duhet të them se synimet e Turqisë janë konstruktive, por nuk kanë rezultuar në arritje konkrete. Ndoshta të njëjtën gjë mund ta shohim dhe në Ballkan.
Turqia mund të mbledhë së bashku udhëheqësit e vendeve ballkanike, por kur të vijë puna për të zgjidhur problemet e vështira, nuk besoj se mund të shohim ndonjë rezultat.

Shiko profilin e anëtarit

2 Reply!! prej Thu Nov 11, 2010 9:24 am

Alina008


Fillestar
Fillestar
Thank you for your introduction for this topic: Baran: Serbia kundër ndërmjetësimit të Turqisë








Tiffany jewelry on sale

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi