You are not connected. Please login or register

Gjykatat në veri pjesë e bisedimeve

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gjykatat në veri pjesë e bisedimeve prej Mon Nov 08, 2010 11:07 am

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator
Gjykatat në veri pjesë e bisedimeve


Prishtinë, 7 nëntor - Autoritetet e misionit të BE-së për rendin dhe ligjin thonë se zgjidhja për problemin e gjykatave në veri të Mitrovicës mund të gjendet në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit meqë, sipas tyre, këto institucione kanë marrë ngjyrime politike.
Sipas tyre çështja e gjykatave mund të përfshihet në agjendën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.
Zyrtarë të EULEX-it i thanë BBC-së se nevojitet një marrëveshje politike ndërmjet të dyja palëve për çështjen e gjykatave në veri, të cilat janë bllokuar për afro tre vjet.
Por ata thanë se hapat e rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtij problemi mund të priten vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë dhe krijimit të institucioneve të reja në vend.
Misioni i EULEX-it pati propozuar, në fillim të vitit, rikthimin e dy gjykatësve ndërkombëtarë, dy shqiptarë e dy serbë në veri, si shenjë të krijimit të mirëbesimit, por propozimi nuk u jetësua për shkak të kundërshtimeve politike.
Ky propozim thuhet se do të ndryshojë pas fillimit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit dhe arritjes së një marrëveshjeje të mundshme mes palëve.
Gjykatat në veri të Mitrovicës u mbyllën dy ditë pasi Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, në vitin 2008, pas protestave të dhunshme të një grupi punonjësish serbë.
Mirëpo ato u rihapën me ndërhyrjen e misionit të OKB-së, që përfundoi me vdekjen e një punonjësi të policisë së UNMIK.
Gjykatat në veriun e Mitrovicës u vunë në funksion pas marrjes së përgjegjësisë nga misioni i EULEX-it në dhjetor të vitit 2008.
Autoritetet në Beograd thanë se nuk e njohin sistemin kosovar të drejtësisë dhe kërkuan që Gjykatat në veri të funksionojnë me ligjet e misionit të OKB-së ose me ato të Serbisë.
Zyrtarë të misionit evropian, ndërkaq, thonë se në gjykata aktualisht punojnë shtatë gjykatës dhe katër prokurorë ndërkombëtarë që, sipas tyre, kanë përfunduar më shumë se 24 raste, një pjesë e të cilave raste të krimeve të rënda.
Gjykatësit ndërkombëtarë në veri, së fundi, kanë shqiptuar një dënim prej 13 vjetësh burgim për një person të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera të rënda.
Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac tha të premten në Mitrovicë se qëllim i tij është që të rris përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit me qeniet njerëzore në të dyja anët e lumit Ibër. Sipas tij lidhjet e krimit dhe të trafikimit janë të zhvilluara në të dyja anët e qytetit.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi