You are not connected. Please login or register

25 zbulimet me te medha shkencore ne histori.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori. prej Wed Nov 10, 2010 1:39 am

canaBEGU


Fillestar
Fillestar
Cila është zbulimi dhe progresi shkencor më i madh i të gjithakohërave? E përditshmja amerikane “Usa Today” propozon 25 prej tyre, tëcilat rastësisht kanë ndodhur në 25 vitet e fundit. Seleksionimi ështëarbitrar, i kryer nga një grup ekspertësh. Shkencëtarë të ndryshëm kanëmendime të ndryshme, megjithatë, këto mbeten zbulimet dhe arritjet qëkanë modeluar teoritë moderne dhe kanë hapur rrugë të reja përmjekësinë dhe shkencën.

Shiko profilin e anëtarit

canaBEGU


Fillestar
Fillestar
1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikatlargohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edheuniversi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohejmë parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë njëshpjegim.

Shiko profilin e anëtarit

canaBEGU


Fillestar
Fillestar
2. Genomi njerëzor (2000)

Dykonkurse të shkencëtarëve tëfamshëm, një i publikuar dhe një privat,deklarojnë se kanë hartuar njëgenom njerëzor. Hapet një epokë e re përkërkimet mjekësore dhebiologjike.

Shiko profilin e anëtarit

canaBEGU


Fillestar
Fillestar
3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar përKlimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale,i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.

4. “Hubble” (1990)

Delnë treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’ukthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresitshkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASACosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna ngaradioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

SërAlec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton njëmetodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë qëmë vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë sëligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

IanWilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it,delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone tëshumë kafshëve të tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

FizikaniTim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhurfaqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë tëdhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimine rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarëte NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës,një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomëtzviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita etë cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Qënga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemitdiellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

BiologëtAndrew Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojënë mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime tëjashtëzakonshme në fushën mjekësore.

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarënga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, njëpjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi përekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne tëstrukturës së materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkueskinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauriprimat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës tëdinozaurëve.

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

BashkimiAstronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si njëplanet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës,përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension tëpërcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Njëskuadër shkencëtarët i Universitetit “Wisconsin” izolon për herë tëparë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë ere për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sondae “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershmeduhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme mejetën.

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian imbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”,zbulohet nga një skuadër i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley,duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specianjerëzore.

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkuesjaponezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare merënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë tërinj për një teori të materies të universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985)

Gjeologëdhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janëverifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasojatë thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotëse modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitetenjerëzore.

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekadae trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, porvazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervorqendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesitaustriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në njëdistancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lindnjë degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “BiologjiaEvolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrionaldhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetësriformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, pordisa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, dukeprekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillonaktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”.Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë dielloredhe parashikimeve të kohës hapësinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Njëskuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habitpaleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar mbetjet e të ashtuquajturit“Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve mëparë, me trurin e reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për tëgjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari ...

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi