You are not connected. Please login or register

DY VRASËSIT E NGADALSHËM: (DUHANI DHE ALKOOLI)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 DY VRASËSIT E NGADALSHËM: (DUHANI DHE ALKOOLI) prej Wed Nov 10, 2010 2:03 am

nod32


Fillestar
Fillestar
DY VRASËSIT E NGADALSHËM:

(DUHANI DHE ALKOOLI)

Kudoqë të shkojmë , kudo që të jemi duhani është bërë prezent, permanentdhe i pranishëm në shoqërinë tonë, një shok i keq , i bezdisshëm, pormbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ato që shkojnë në punë,ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijeshalkoolike .
Njerëz të punsuar, apo jo, të vjetër ose të rinj mbushinlokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në tëshumtën e reasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar është sipasthellësisë së xhepit, si: raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`ështëmë e keqja deri dje, këto dy vese ishin përgjithësisht pronë emeshkujve,por që pas viteve të `90, përdorimi i alkoolit dhe duhanitnga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikëshme,
sa sot në vendin tonë, ashtu edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive .
Pot`i pyesësh njerëzit për dëmet që sjellin këto dy vese (pirja e duhanitdhe alkoolit ) në përgjithësi ato të përgjigjen, se i dinë dëmet, porprapë
vazhojnë të pijnë duhan edhe alkool.

Duhani dhe dëmet

Duhanigjatë djegjes çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi ikarbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet eaparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërjebenzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit tëmushkrive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohendrejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij,ajo do
të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmetkryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” tëkancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të,duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit temeshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parësor nëvdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar merritjen e përdorimit të tij prej femrave. Është
vërtetuar se për çdo20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, moshakur ky shfaq simptonat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe
prejsaj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshmekirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë tëgjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherë e kapikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parëqë bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasiramesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemitciliar (qelizat me “qime”), vetëpastrohet gjatë gjithë ditës, gjë qëduhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalëjashtë funksionit dhe mushkritë nuk janë në gjendje ta nxjerringëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionetpulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut.
Duhanimbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arteriosklerotike tëvazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundjeiskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, sidhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet iskemikejanë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pijnë duhan dhe 7.4 mijëtek ata që pijnë duhan. Tek ata që pijnë 20 cigare ky rreziktrefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje tëpapritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakësonoksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanitshton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksjegjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorëtë duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo ështëpjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendësonAcetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të
impulsitnervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).Organizmit, pas lënjes së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditëshqë të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj koheish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më evogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen mepak vullnet dhe këmbëngulje .
Pirja e duhanit i shkakton dëme edheaparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën eezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1nëraport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar nëvazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rritpërqindjen për ulçeranin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herërreziku për kancer-stomakun.

Alkooli dhe dëmet

Përveçduhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves ështëshkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparatitretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemitnervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime tëqelizave hapatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza ekonsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështuështë vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gr.alkooli etilik alkooli që përmban pije dehëse), ndërsa përdorimi100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare nëcerozë.
Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se përshkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt përtë njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pijnë prej viteshalkool, që nuk ndjejnë as gjë papritur një ditë gjenden para një faktitë hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçicerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukurmirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.
Edhe pankreasi pësondëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrëkronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojësasinë e duhur të enzimeve për të kryer të plotë procesin e tretjes sëushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik(rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për njëperiudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijeshalkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri nërrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtugjendjen e të dehurit, në të cilën sistemin nervor qendror nuk arrin tëkontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit nëfjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Ështëvërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tëparikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, mekohë e çojnë personin drejt demencës (shizofreni, marrëzi),degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli dëmton papërjashtim të gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Lufta kunder këtyre veseve

Sot,bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanitdhe alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundra tyre,nxjerr ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, apo për mospërdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturatDitë
Botrore kundra duhanit, siç është ajo e 31 majit, apoorganizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ç`ndodh në të vërtetë?Sa më shumë shpenzohen para nëpër reklama kundra duhanit, aq më shumërritet përdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk janë të dëmshëm përshëndetin e përdoruesve, por edhe për xhepin e tyre. E sa shpenzohenpara në duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpirësit i bëjnë dëm edhepersonave që gjenden rreth tyre. Bashkshortja e një duhanpirësi është30% më e rrezikuar për kancer se ajo, e vetë një duhanpirësi etj.Ndërsa, femrat janë më të predispozuara që t`u dëmtohen kordat zanorenga përdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thënë shkurt iu trashet zëri.Kohëve të fundit është lansuar edhe bari amerikan kundër duhanit. Sipashulumtimeve, me ndihmën e këtij preparati gjysma e duhanxhinjëve do tëkenë sukses në ndërprerjen e duhanit, ndërsa një e treta e tyre nuk doti kthehen brenda një viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se aiështë vetëm barë, por jo çudi. Për lënien e këtyre dy veseve (duhanitdhe alkoolit) do t`iu ndihmojë vetëm ajo nëse jeni absolutisht tësigurtë se këto dy vese, do t`i takojnë së kaluarës.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi