You are not connected. Please login or register

Ujë për shëndet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ujë për shëndet prej Wed Nov 10, 2010 2:06 am

nod32


Fillestar
Fillestar
Ujë për shëndet

"Kush është i sëmurë, ka etje?- kjo thënie vërteton se shumica e aneksave, kanë burimin nga marrja në sasi të vogël të lëngjeve.

Shtrohetpyetja: ç? lloj lëngjesh duhet pirë? Ujë nga ujësjellësi apo ujëmineral të/pa gazuar?! Atëherë të marrim më mirë ujë mineral?
Po dhe jo, pasi është në pyetje çmimi.
Lëngjete pemëve dhe perimeve përmbajnë në fakt shumë vitamina dhe minerale,por edhe sasi të lartë sheqeri. Kafja dhe çaji të merren vetëm në masëtë caktuar, pasi këto sikur pijet alkoolike largojnë nga trupi sasi tëmadhe uji.

Sigurisht që dini se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë!
Ujiështë lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humb çdo ditë rreth1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes sërregullt të ujit. Diku rreth 1.3 litra largojmë me urinim, 1 litër meanë të lëkurës dhe frymëmarrjes dhe rreth 300 ml me anë të jashtëqitjes.
Rreth 2/3 e peshës trupore e përbën uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia.

Ngamungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dheinfeksioni i rrugëve të urinimit, lëkura dhe mukoza thahet, që mundësondepërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit.
Gjatëtemperaturave të larta, aktiviteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve,shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë nëlëvizje e udhëtim ose ata të ciltë me kënaqësi shkojnë në saunë, duhettë llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë!

Etjashkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formëtë ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg. ndjen etje pas një humbjeprej 350 ml te ujit. Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet esidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve qëpërceptojnë etjen.

Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes.
Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm.

Ujindihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç? lloj diete mbani.Uji nuk përmban kalori, por ama ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh.ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) nëditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kgind djamor).
Gjatë çdo ngrënie, shoqëroni ushqimit lëngje, eveçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepsembush lukthin dhe stimulon metabolizmin.

Varësisht ngambingarkesat dhe aktivitetet fizike që kryejnë individë të caktuar,marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme. Sportet endryshme dhe kohëzgjatja e stërvitjeve, bën që një sportist të humb 1deri në 4 litra lëngje me anë të djersëve!

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi