You are not connected. Please login or register

Thatësia e syrit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Thatësia e syrit prej Wed Nov 10, 2010 2:06 am

nod32


Fillestar
Fillestar
Thatësia e syrit

Në të folurit e përditshëm shprehja syri ithatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin esasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuklaget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo njihet si Sicca-Syndrom.

Lotiprodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe melëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anëtduke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.
Shkaktarët kryesorë tëSicca-Syndrom janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël,ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve tësyrit njihen si më kryesorët.
Kontraceptivët dhe antidepresivët endryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide,infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheuma dhe Diabeti mund tëshpiejnë poashtu në tharjen e syrit.

Më të prekur nga kjosëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhefaktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanitndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit.
Në SHBA tashmëekziston Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata qëkalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dheshikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhetmë e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.

Simptomettipike janë të djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja epluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës.
Nëse nukmjekohet me kohë, atëherë mund të vie deri te çrregullimet afatgjatë tëkorneas, duke pasur si pasojë dobësimin e të pamurit.

Në vijim disa këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje:

- merrni rregullisht pika për sy,
- keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë,
- bëni shëtitje në ajër të pastër,
- largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet,
- gjatë punës me kompjuter bëni pauze të shkurtëra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh,
- kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi