You are not connected. Please login or register

Diell dhe vapë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Diell dhe vapë prej Wed Nov 10, 2010 2:06 am

nod32


Fillestar
Fillestar
Diell dhe vapë

Me ardhjen e stinës së ngrohtë, shumë njerëzmësyejnë detrat dhe bazenet, por jo të gjithë i gëzohen kësaj stine, eveçanërisht të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Gjatënjë dite me shumë diell, enët e gjakut zgjërohen dhe nga trupi ynëdalin djersët. Avullimi i djersëve në sipërfaqen e lëkurës, bënfreskimin e saj dhe në ktë mënyre e mban temperaturën e trupit në vlerakonstante. Në kushte ekstreme (temperatura të larta), mund të vie derite prishja e këtij sistemi të ftohjes, duke manifestuar një sërëçrregullimesh në organizmin tonë. Pirja e ujit në sasi të madhe është edomosdoshme, ngaqë me anë të djersitjes humbet sasi e madhe e lëngjevedhe kripërave, mangenziumit dhe shumë elektroliteve tjera, gjë që trupiduhet kompenzuar. Të përshtatshem për këtë janë uji mineral dhe lëngjete pemëve. (për më shumë lexo artikullin ?Ujë për shëndet?).

Ataqë mësyejnë bregdetin ose vendlindjen me automjete, duhen pasurveçanërisht kujdes të madh, sepse temperaturat deri në 70 grad nëbrendi të mjetit nuk është diçka që rrallë ndodh. Nën ndikimin enxehtësisë rritet frekuenca e zemrës, gjë që shpie në lodhje tëparakohshme e marramendje, duke zvogëluar aftësine e manovrimit dhe sipasojë e kësaj gjatë stinës së verës rritet numri i ndeshjeve për 20% !(Ruajna Zot).
Për të mos ardhur deri te kjo, këshillojmë të gjithëata që bëjnë rrugë të gjatë (e sidomos kurbetçarët), që të bëjnë sa mëshpesh pauza të shkurtëra dhe të ajrosin makinat.

Shmangia nga mbingarkesat!
Mosmbingarkoni veten me punë të rënda ose sport, sepse çdo veprim elëvizje rrit harxhimin e energjisë dhe temperaturën e trupit. Eshtë mëmirë të merreni me sport në orët e mëngjesit ose mbrëmje.

Ushqimitë merret në racione të vogla dhe të shpeshta. Largohuni përdorimit tëpijeve alkoolike edhe pse shpesh një birrë e ftohtë mendojmë se shuanetjen, mirpo ajo me vete tërheq dhe një sasi të madhe të ujit e që përorganizmin tonë kjo ngarkesë nuk është e nevojshme. Poashtu pijet nukduhet të jenë të ftohta, pasi të ftohtit ngacmon organizmin tonë përprodhimin e nxehtësisë!

Poashtu problem paraqesin marrja emedikamenteve të caktuara. P.sh. barërat që përdoren për uljen eshtypjes së gjakut: gjatë muajve të verës shpesh duhet reduktuarmarrjen e tyre, pasi që të nxehtit mund të ul shtypjen e gjakut dhe sipasojë kemi vlera shumë të ulta.
Për ktë gjë kontaktoni gjithsesi mjekun!

Gjatëditës, është mirë të mbylleni në shtëpi. Në mëngjes dhe mbrëmje ajrosnidhomat dhe gjatë ditës mbuloni dritaret me perde o roletë.
Kujdes duhet kushtuar edhe veshjes që mbani. Fëmijet të mbajnë gjithnjë kapelë mbi kokë.

Nëseasnjëra nga këto nuk Ju ndihmon, atëherë provoni të freskoni me ujë tëftohtë pjesën e brendshme të nyjes së dorës ose më mirë një zhytje nëujë të ftohtë të parakrahëve dhe këmbëve.
Eventualisht, nëse jenimërzitur nga këto këshilla, atëherë merrni me vete syze, kapelë, kremëdhe çadër dielli e bëni qejf në plazh.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi