You are not connected. Please login or register

Interi do të rikthehet fuqishem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Interi do të rikthehet fuqishem prej Thu Nov 11, 2010 11:03 am

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator
Interi do të rikthehet fuqishem

Interi aktualisht po vuan për të gjetur formën e sezonit të kaluar, kjo për shkak të lëndimeve të shumta që kanë kapluar skuadrën zi-kaltër, ndërsa është ish-ylli Nerazzur, Alessandro Bianchi ai që mendon se Interi do të rikthehet në formë dhe do ta fitojë Scudetton.
“Pas viteve me fitore të mëdha, ky sezon filloi keq. Ekipi është goditur nga aq shumë probleme dhe më të fundit erdhën të shtunën ndaj Brescias. Aq shumë lëndime kanë prekur skuadrën dhe duket se tashmë ka përfunduar sezoni për Walter Samuel”.

“Është një moment ashtu kështu, por unë kam besim, unë jam i bindur se ata mund të nxjerrin në pah karakterin e tyre. Ata kanë fuqinë për të tejkaluar këto momente të vështira dhe të rigjejnë ambicien. Mendoj se ata i kanë menaxhuar mirë problemet. Ata janë lart në Serie A dhe do ta kalojnë grupin në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Bianchi.

Shiko profilin e anëtarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi