You are not connected. Please login or register

Fitore e rëndësishme e Romës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Fitore e rëndësishme e Romës prej Thu Nov 11, 2010 11:04 am

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator
Fitore e rëndësishme e Romës

Roma ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme prej 3-2 kundër Fiorentinas, në njërën nga ndeshjet kryesore të xhiros së njëmbëdhjetë të Serie A.
Romakët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Fabio Simplicios, i cili u shërbye nga Marco Borriello (45’).

Ish-sulmuesi i Milanit, Borrielo, dyfishoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (51’), ndërsa u asistua nga Jeremy Menez.

Këtë mbrëmje listës së realizuesve iu shtua edhe një tjetër ish-sulmues e Milanit, Alberto Gilardino, por ai shënoi në favor të skuadrës Viola (69’).

Simone Perrota fundosi çdo shpresë të mysafirëve për barazim duke realizuar golin e tretë për kryeqytetasit (77’), ndërsa krejt çka bënë mysafirët ishte ngushtimi i rezultatit në 3-2 në fund të takimit.

Me këtë fitore Roma pozicionohet e gjashta në tabelë me 18 pikë, një më pak se Juventus dhe dy më pak se Inter, që gjenden më lartë, ndërsa kreu që mbahet nga Milan, është vetëm pesë pikë larg.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi