You are not connected. Please login or register

City dhe United, pa gola

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 City dhe United, pa gola prej Thu Nov 11, 2010 11:06 am

Lajmet

avatar
Moderator
Moderator
City dhe United, pa gola



Derbi i qytetit të Mançesterit mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me barazim zhgënjyes pa gola.
Ishte ky një takim në të cilin është pritur festival golash, një pritje kjo utopike për një sfidë e cila ishte e baraspeshuar që nga fillimi.

Fillimisht City mori iniciativën, por shumë shpejt Unitedi mori kontrollin mbi lojën dhe rrezikoi me disa goditje nga distanca.

Sidoqoftë, rasti më i mirë në këtë takim i takoi Carlos Tevezit, që nga gjuajtja e lirë ishte shumë pranë për ta mposhtur portierin Edwin Van der Saar, i cili për fat të keq të sulmuesit argjentinas sonte ishte në top formë.



Pjesa e dytë ishet tejet e baraspeshuar dhe me pak raste shënimi, duke bërë kështu që milionerët e Manchester Cityt të dalin të zhgënjyer nga derbi i javës së 11-të në Ligën Premier.

Me këtë barazim, Manchester City gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë, dy më pak se Arsenali në pozitën e tretë. Manchester United që ka 24 pikë aktualisht pozicionet i dyti me katër pikë më pak se lideri Chelsea

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi